Ekskluzive/ Ndryshime te Luftëtari, zbulohet administratori dhe sponsori i ri

Oct 18, 2018 | 9:34
SHPËRNDAJE

Pas largimit të tre të huajve nga stafi teknik (trajneri Millosh Kostiç, zv.trajneri Amir Botonjiç, përgatitësi atletik, Kostas Kolcidhas) dhe drejtorit sportiv, Vangjel Çavo, “revolucioni” te Luftëtari vazhdon. Këtë herë ndryshimet janë bërë në administratën e klubit.

luftetari

Zyrtarisht, shoqëria aksionere e klubit të Luftëtarit do të ketë si administrator të ri Donjaldo Hoxhën, i cili është emëruar në këtë detyrë me një mandat 3-vjeçar. “Panorama Sport” zbulon se së fundmi është afruar edhe një sponsor i ri në klub. Edhe pse zyrtarisht drejtuesit nuk japin sqarime, gazeta mëson se bëhet fjalë për biznesmenin Bekim Halili.

Tomor Shehu

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura