Ekskluzive/ Ndrenika i përgjigjet Kumbaros: Mirela paska bërë një gabim

Feb 13, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Pas letrës së hapur me të cilën ministrja e Kulturës, iu drejtua aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika i është përgjigjur po me një letër ministres Mirela Kumbaro.

ndrenika shkruan 3

Në letrën, dhënë ekskluzivisht për “Panorama”, me titullin “Mirela paska bërë një gabim”, Ndrenika shkruan se “përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta”.

Ndrenika thekson në letrën e tij se “përvec mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë”.

Letra e Robert Ndrenikes 

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.

“Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti

LETRA E NDRENIKES 

letra e ndrenikes 1 letra e ndrenikes 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura