EKSKLUZIVE/ “Nder i veçantë të drejtojë këtë skuadër”, trajneri Miloti: Ja si e ndryshoj Vllazninë

Mar 23, 2023 | 10:00
SHPËRNDAJE

Trajneri i ri i Vllaznisë, Auron Miloti, e quan nder dhe përgjegjësi mbi të gjitha detyrën e re. Pavarësisht se ishte pjesë e klubit si drejtor sportiv i klubit, sërish rolin e trajnerit e shikon më me shumë përgjegjësi. Ai kërkon që ekipi të japë maksimumin në stërvitje dhe në çdo takim. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Miloti tregon se lojtarë si Latifi dhe Vulaj janë pjesë e këtij ekipi dhe do të kërkohet më e mira prej tyre. Që nga dje fokusi i teknikut të ri të Vllaznisë është takimi i radhës. Ai vijon që të jetë optimist për sa i përket çështjes së titullit kampion.

miloti

Çfarë ndjesie patet kur Xhaferi ju tha qe do ta drejtoni ju skuadrën?

Ishte një vlerësim i veçantë për mua detyra që m’u caktua nga presidenti i klubit. Kjo është një përgjegjësi, por edhe një detyrim që kam ndaj klubit. Për mua është nder i veçantë që të jap kontributin tim si trajner.

Çfarë mund t’i ndryshoni kësaj Vllaznie?

Rëndësi për mua ka puna gjatë procesit stërvitor. Synoj që çdo lojtar të angazhohet dhe të përkushtohet maksimalisht, qoftë në mënyrë individuale, ashtu edhe brenda punës në grup.

Çfarë do të ndodhë me lojtarë si Latifi apo Vulaj?

Latifi dhe Vulaj kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e skuadrës. Klubi ka investuar për ta.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura