EKSKLUZIVE/ Mirel Josa: Tirana “e fryrë”, ja çfarë duhet të bëjë me Memën

Oct 8, 2019 | 8:27
SHPËRNDAJE

Tirana është në një situatë të turbullt. Një pikë e marrë në 3 javët e fundit ka bërë që në klub të mendojnë seriozisht largimin e Ardian Memës. E megjithatë, zyrtarisht ai vazhdon të jetë ende trajner i bardhebluve. Një gjendje deri diku e ngjashme me atë që ka përjetuar edhe Mirel Josa në kohën kur drejtonte kryeqytetasit.

josa

Ndaj, askush më mirë se ai nuk mund të analizojë gjithçka po ndodh. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 56-vjeçari i bën thirrje klubit që ta ndajë mendjen dhe të marrë një vendim. E quan të tepërt dënimin e Erjon Hoxhallarit pa dijeninë e trajnerit, në një kohë kur edhe të tjerë gabuan në derbi. As ecurinë pas 7 javësh nuk e quan të rëndë, madje me bindje e thotë që ekipi ka “brumë” për të rivalizuar Partizanin e Kukësin. E megjithatë, ka rezerva vetëm për merkaton, të cilën e quan disi “të fryrë”.

Tirana ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe mbi të gjitha ka humbur me pretendente si Kukësi e Partizani. Një situatë që ka lëkundur edhe Memën. Si e sheh Josa gjithçka po ndodh?

Dua të flas sa më pak për këtë situatë. E kam ndjekur Tiranën në TV, ashtu si edhe ekipet e tjera, për aq sa më ka lejuar koha. Humbjet me dy rivalë për titull dhe lënia e pikëve ndaj Flamurtarit të vendit të fundit janë problem. E megjithatë, nuk do të ishte mirë që ne që e shohim situatën nga jashtë t’i hedhim “benzinë zjarrit”.

Është komode të flasësh kështu. Unë mund ta njoh Tiranën, por në tri periudha që e kam drejtuar edhe situatat nuk i kanë ngjarë tjetrës. Dihet që Tirana e nisi me pretendime të mëdha  sezonin, ndaj lënia e pikëve nuk është pozitive. Por gjithçka duhet të marrë zgjidhje brenda klubit. Më vjen keq për Tiranën, ashtu si edhe për Memën. Në fund të fundit unë jam trajner vetë, por duhet të vendosin në “peshore” atë që ka ndodhur dhe të bëjnë një analizë të thellë.

E keni përjetuar edhe ju diçka në ngjashme në vitin kur Tirana ra nga kategoria…

Nuk ka vend për paralele dhe pikërisht për periudhat. Vërtet është i njëjti klub, por unë e drejtova ekipin deri në fund kur pësuam edhe atë disfatën e rëndë të rënies nga kategoria. Ndërsa, aktualisht janë luajtur vetëm 7 javë… Megjithatë, në kohën time edhe unë kisha ato dilemat e mia. Në fund vendosa që të qëndroja dhe të mos e lija në baltë ekipin. Çështja qëndron që kurrë nuk u bë një analizë se përse shkuan gjërat deri në atë pikë.

Mirel Josa

Janë mjaftueshëm 7 javë për të vendosur që një trajner nuk po bën mirë?

Trajnerët me “valixhe në duar janë”, kjo dihet. Por nuk mendoj se është kohë e mjaftueshme për të thënë që trajner është i mirë apo i keq. Ka ndodhur që dikush që nuk ka bërë mirë në një ekip, por kur ka shkuar diku tjetër ka pësuar rritje. Puna e trajnerit është e lidhur ngushtë edhe me lojtarët.

Por pa lënë jashtë këtu edhe klubin dhe drejtimin e saj, pasi duhet të ketë mirëfunksionim të të gjitha hallkave. Më ndodhi edhe mua një gjë e tillë, te Prishtina. Kur palët nuk gjejnë merren më vesh mes tyre, vjen edhe fundi.

Pse ndodh rëndom që drejtuesit shfrytëzojnë pauzën e kombëtareve për të bërë lëvizje në stol?

Ndodh prej kohës që është në dispozicion. Janë dy javë që i japin mundësi trajnerit të ri të njohë ekipin dhe të punojë

ADELA MERKO

INTERVISTËN  E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura