EKSKLUZIVE/ “Më mungon futbolli”, rrëfehet Torasa: Ja si i kaloj ditët në izolim

Mar 24, 2020 | 8:45
SHPËRNDAJE

Një nga lojtarët më të mirë këtë sezon Agustin Torasa dhe çelësi i bardhebluve të Emanuel Egbosë rrëfen ditët e “burgut” për Koronavirusin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, argjentiasi, i cili është bashkë me familjen në Tiranë, shpjegon sesi e kalon ditën në kryeqytet pa futboll dhe i izoluar totalisht.

torasa

Izolimi – “Izolimi shkon mirë. Po e marr si diçka të rëndësishme, por edhe përnjë kohë të caktuar. Do të shkojë shumë nëse çdo njëri mbron veten dhe kjo do të thotë se po mbrojmë më të dobëtit”.

Familja – “Personalisht për mua nuk është e vështirë, pasi mund të kaloj më shumë kohë me familjen time që për një kohë të gjatë ishte në Argjentinë. Për mua diçka speciale, pasi kishim kohë që nuk takoheshim”.

Koha – “Zakonisht ditët i kaloj siç e thashë duke luajtur me vajzën, duke gatuar gjërat që më pëlqejnë, me stërvitje dhe duke u futur në rutinën fizike dhe e respektuar atë, sidomos planin që na ka dhënë trajneri. Pastaj mbetet pak kohë për filma e TV”.

Dëshira – “Futbolli është ndalur në të gjithë botën dhe kjo është diçka e drejtë. Shpresoj që gjërat në tërësi të përmirësohen sa më shpejt, për shëndetin e njerëzve që t’i kthehemi jetës së përditshme dhe t’i kthehemi e të luajmë këtë sport të bukur.

Titulli- “Personalisht do të doja që të luheshin të gjitha ndeshjet e mbetura. Nuk dua që kampionati të mbaronte në këtë moment, ose të modifikohej”.

Komunikimi – “Kemi një grup në WhatsApp dhe aty flasim me njëri-tjetrin, ndonjërin e kontaktojmë edhe privarisht”.

Masat – “Në Shqipëri bënë shumë mirë që vunë masa të rrepta parakohe. Shumë shtete kanë nënvlerësuar masat dhe tani janë në një situatë të të rëndë shëndetësore. Mesa di unë, në Argjentinë janë më shumë se 130 raste dhe tre të vdekur, para dy-tre ditësh ka nisur edhe karantina në të gjithë vendin”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura