EKSKLUZIVE/ “Me Anglinë mund të shkruajmë historinë”, Cikalleshi: Ka ardhur koha që të ndryshoj…

Feb 23, 2021 | 12:04
SHPËRNDAJE

Dy gola nga ajri dhe Koniaspor përmbys ndeshjen nga 2-0 në 2- 3. Sokol Cikalleshi, në një intervistë për “Panorama Sport” flet për “ndeshjen në kornizë”, formën dhe ecurinë e tij në Turqi si dhe bën analizën e Kombëtares për edicionin e kualifikueseve drejt botërorit “Katar 2022”. Bomberi kuqezi tregon synimin e kuqezinjve dhe për eksperiencën që ka, shpjegon sa shanse ka dhe si mund t’ia dalë Shqipëria që të ketë sukses. 30- vjeçari ka edhe një mesazh për brezin e ri të futbollistëve që po bëjnë mirë: “Nuk bëhesh futbollist me dy gola apo me një ndeshje të mirë. Duhet sakrificë në përditshmëri”.

cIKALLESHI FESTA

Cikalleshi, shënuat dopietë për përmbysjen, si ishte?

Ndjesi fantastike. Ishte ndeshje e çmendur, pasi përmbysëm nga 2-0 në 3-2 ku unë realizova dy golat e fitores. Realisht, ishte një ndeshje për kornizë, si në aspektin personal ashtu edhe për ekipin.

Dy gola me kokë, një armë e shtuar për Cikalleshin?

Në fakt kështu po e ndjej edhe unë (qesh…). Nuk kam pasur shumë gola me kokë, por kohët e fundit janë shtuar. Besoj se kjo vjen edhe nga eksperienca. Jam i bindur që do të shihni edhe të tjerë.

Festuat në gjunjë në “Air Albania” dhe ngecët, duke fajësuar fushën. Edhe në Turqi ngecët këtë fundjavë duke rrezikuar…

Problemi është që ekzaltimi i golit, më bën që të mos mendohem gjatë, vetëm të gëzoj. Më është bërë automatik ai festim, që rrëshkas me gjunjët. Mirëpo më duhet ta mendoj, sepse kam qenë disa herë duke e pësuar. Ka ardhur koha që të ndryshoj edhe mënyrën e të festuarit (qesh…).

Pse keni pasur një periudhë mungese goli, lidhet me ecurinë e ekipit?

Goli më ka munguar edhe për shkak të rolit, sepse trajneri i kaluar më aktivizonte më së shumti si Uinger (nga krahët). Isha larg portës. Me trajnerin e ri, jam i fokusuar më shumë në qendër.

Cikalleshi, si e keni parë shortin për këtë edicion të kualifikueses?

Shorti është i vështirë për ne, gjithmonë. Kjo nuk diskutohet. Unë kam qenë dhe mbetem simpatizant i idesë që t’i mendojmë ndeshjet një nga një, me fokus maksimal te 90 minutat që na presin. Kemi përpara Andorrën, që pavarësisht se në letër konsiderohet e lehtë, nuk është e tillë aspak. Është një ndeshje për t’u fituar, kështu që për mendimin tim do të jetë një sforco. Po ashtu, kemi Anglinë dhe me radhë.

Cikalleshi goli

Si e konsideroni përballjen në shtëpi me “Tre Luanët”?

Mendoj se është një ndeshje ku mund të shkruajmë historinë. Në kuptimin që jo shumë shpesh ndodh të marrim rezultat pozitiv përballë këtyre super ekipeve të një niveli të tillë, me rekorde dhe trofe.

Ç’doni të thoni me këtë?

Që ne nuk dorëzohemi! Unë dhe lojtarët e tjerë, cilido qoftë në fushë, do të japim gjithçka kemi ne me energjitë dhe mundësitë tona. Gjithçka nga ana fizike, nga ana e luftës sportive. Ndoshta kualitetet që ata kanë do të bëjnë diferencën, ama ne do të bëjmë gjithçka mundemi.

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura