Kukësi bën përforcimin e radhës në merkato e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin verilindor se mesfushori me tipare sulmuese, Agnaldo Moraesh, mund të quhet lojtari më i ri i skuadrës së Skënder Gegës.
Ky i fundit e ka kërkuar brazilianin me çdo kusht te Kukësi, në një kohë që në sezonin e kaluar e ka pasur te Skënderbeu.
Klubi ka arritur marrëveshjen me 28-vjeçarin dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi në orët në vijim.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al