EKSKLUZIVE/ Kukësi niset drejt Elbasanit, portieri “braktis“ skuadrën

Aug 15, 2018 | 12:17
SHPËRNDAJE

Kukësi është nisur drejt Elbasanit, aty ku do të grumbullohet në prag të ndeshjes ndaj Torpedos, teksa sot pasdite do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadium, ndërsa nesër në orën 19:00 do të luhet ndeshja. “Panorama Sport“ mëson ekskluzivisht se para udhëtimit, ka ndodhur diçka e papritur.

kukesi]

Portieri Stivi Frashëri nuk ka hipur në autobus për të udhëtuar me skuadrën. Në klubin verilindor tregojnë se bëhet fjalë për një dëmtim, por mungesa duket se është e veshur me shumë mistere, që do të zbardhen në orët në vijim. E sigurtë është që nesër në portë nga minuta e parë do të jetë portieri kosovar, Faton Maloku, për të cilin është debutim.

stivi frasheri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura