EKSKLUZIVE/ Kukësi gjen zëvendësuesin e Gurit, firmos një boshnjak

Jun 20, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Ashtu siç kishte bërë të ditur dje “Panorama Sport”, trajneri Pakult është hedhur vetë në sulm për të afruar lojtarin e shumëkërkuar. Përzgjedhja e austriakut është Haris Harba, sulmuesi shtatlartë boshnjak, i cili luan me Zlate Moravce në Sllovaki.

harba

Harba është një qendërsulmues tipik, që mund t’u përshtatet më së miri skemave të trajnerit Pakult. Ai e ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Olimpik Sarajevo, ndërsa më pas u ble nga klubi çek, Hradec Kralovë.

harba-po16-2_resize

Harba është aktivizuar edhe në Sllovaki me Spartak Trnava e Zlin, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë edhe e turqve të Erzumsporit. Mësohet se Pakult është i bindur te cilësitë e tij dhe drejtuesit tashmë kanë arritur marrëveshje me të. Harba është zyrtarisht pjesë e verilindorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura