EKSKLUZIVE/ Krasniqi bën gati valixhet, Skënderbeu tenton sulmuesin e Tiranës (E PLOTË)

Dec 6, 2019 | 23:12
SHPËRNDAJE

Ernest Muçi, në orbitën e Tiranës. Skënderbeu, pavarësisht se merkatoja ende nuk ka filluar zyrtarisht, është fokusuar në përqindje të madhe te lëvizjet që do të bëjnë në hapësirën dimërore të transferimeve. Dhe duket se sërish Tirana është ekipi ku korçarët kanë vendosur të bëjnë një tjetër “pazar”.

ernest muci

Në verë dhanë Vangjelin në kryeqytet dhe më pas morën shërbimet e Asion Dajës, por tani trajneri i bardhekuqve duket se ka pikasur një tjetër bardheblu për të afruar në periudhën e janarit, kur hapen zyrtarisht transferimet.

blerim krasniqi

Të gjitha indiciet, sipas burimeve pranë klubit, të çojnë tek Ernest Muçi, sulmuesi 18 vjeçar i bardhebluve, që ka luajtur disa minuta këtë sezon me Tiranën. Dihet që Ilir Daja është një “fans” i lojtarëve të rinj, në momentin që ata shprehin cilësi në fushë. Një gjë të tillë e ka bërë më herët edhe me afrimin e Blerim Krasniqit nga Apolonia para dy sezonesh. Sulmues, i cili rezultoi i suksesshëm në Korçë.

Të njëjtën gjë korçarët duan ta bëjnë edhe me Muçin, por këtë herë me një tjetër marrëveshje. Burimet bënë me dije se duke parë gjasat e mëdha që nga Skënderbeu të largohet të paktën një nga sulmuesit kryesorë të ekipit, duke përfshirë këtu veç Bregut edhe Gripshin e Krasniqin, Muçi shihet si një alternativë e mirë, sidomos në momentin ku ndodhet ekipi bardhekuq, i cili ka mundësinë të promovojë dhe t’u japë hapësirën e duhur për të shprehur vlerat e tyre shumë lojtarëve të rinj, siç është bërë deri tani.

Skenderbeu festa

E njëjta gjë shihet edhe te kapiteni i ekipit kombëtar U-19, sulmuesit Ernest Muçi. Për Muçin Skënderbeu ka filluar të interesohet për një huazim të thjeshtë për momentin, me një formulë disi më specifike, që do të përcaktojë më pas vlerën e blerjes së tij nga ana e bardhekuqve në varësi të vendimit të Gjykatës Supreme.

Vlerë, të cilën do të jetë klubi i Tiranës që do të caktojë shifrat dhe dakordësinë e këtij transferimi. Në kushte të tilla, për momentin, të paktën nga sa bëhet me dije, korçarët kanë vendosur të kërkojnë te bardheblutë vetëm huazimin momental të Muçit.

ernest muci

Kjo duke u nisur edhe nga fakti se lojtari ka një kontratë të vlefshme me klubin e Tiranës deri në qershor të vitit 2021. Kohëzgjatje, e cila e bën më të vështirë tratativën e menjëhershme. Për momentin korçarët janë duke monitoruar situatën dhe hapësirën për lëvizje, teksa shumë shpejt nuk përjashtohet edhe mundësia e ofertës.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura