Ekskluzive/ Kërkesa e PS për shkarkim, Klement Zguri: E vërteta është se…

1
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi nga Klement Zguri.

Në një prononcim për ‘Panorama’,  kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është  e kundërta e asaj që pretendohet.

zguri “Puna e KQZ-se per fat te mire eshte ne driten e diellit. Nuk ka vetem kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Te gjitha publike. Te gjitha mund te konsultohen ne çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetem zbardh. Keshtu qe edhe ne rastin konkret, e verteta eshte krejt tjeter, eshte e kunderta e asaj qe pretendohet. Por, ne respekt te funksionit zyrtar qe mbuloj, une e kam te ndaluar te perfshihem ne beteja, apo lojra politike, ndaj nuk behem dot pjese e debatit. Pergjigja ime mund te jete vetem zyrtare dhe vetem drejtuar organit te emerteses, sapo ai ta kerkoje kete.

Nga ana tjeter, me duhet te terheq vemendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-se, sidomos kur jane haptazi abuzive, ne kundershtim te plote me ligjin dhe te motivuara nga interesa politike te palidhura me KQZ-ne dhe zgjedhjet, demtojne rende autoritetin dhe pavaresine e KQZ-se, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cenojne shtetin ligjor. Keto jane ankorat qe mbajne Kqz-se perballe tallazeve. Nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojes, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, qe mund te kete vulletin t’i kepuse keto ankora. Ndaj une u bej thirrje te gjitha paleve qe lojen politike ta zhvendosin diku gjetke, ne ndonje fushe ku interesit publik i bejne me pak dem” tha për ‘Panorama’ kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

E ndërsa kërkesa është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të  Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili me anë të një statusi ne Facebook ka bërë të ditur këtë vendim. Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkoje, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ A të del koha të bësh seks? Ja si përgjigjet Erion Veliaj
Artikulli tjetër"Jani bëj pak fizkulturë vëlla, mos u merr me rrugën e lumit", Rama i përvishet komentuesit

1 KOMENT

PËRGJIGJU