EKSKLUZIVE/ KAS-i mohon apelimin e Skënderbeut, reagon Takaj: E vërteta është që…

Nov 14, 2018 | 21:13
SHPËRNDAJE

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar menjëherë pas lajmit se klubi korçar nuk ka apeluar çështjen e dënimit në KAS-in e Lozanës. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai sqaroi: “Është qesharake të dëgjosh se pas atij dënimi me vdekje që na dha UEFA, ne nuk kemi apeluar në KAS.”

takaj

“Nuk është aspak e vërtetë ajo çfarë thuhet. Ne e kemi apeluar çështjen duke respektuar afatet ligjore. Madje mund t’ju them se korrespodencën e fundit me KAS e kemi pasur jo më larg se një javë më parë. Tashmë po presim ditën e gjyqit, që është në dorë të KAS, teksa ky organ nuk pyet askënd se kur do të bëj procesin. Thjesht jemi në pritje”.

JORGIS MEMO

PËRDITËSIM/ Ndërkohë, klubi i Skënderbeut, në një reagim në Facebook, ka bërë një deklaratë ku thotë se klubi e ka apeluar vendimin e UEFA-s në KAS, dhe tregon edhe një dokument të datës 29 tetor, ku po pritet caktimi i datës së seancës dëgjimore.

Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore.

Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letërkëmbimi i fundit mes palëve në proçes, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.

KF Skënderbeu siguron mediat dhe Sportdashësit bardhekuq se do ti shkojmë deri në fund kësaj cështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vertetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!46229822_1947285441975834_7957006762194763776_n

Zyra për shtyp,
KF Skënderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura