EKSKLUZIVE/ Juventusi i bën një dhuratë Kukësit

Aug 9, 2018 | 10:19
SHPËRNDAJE

Mesfushori në pronësi të Juventusit, Omar Ture, mund të quhet lojtar i Kukësit. Akordi total është arritur në orët e fundit dhe nesër lojtari 19-vjeçar mbërrin në Tiranë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur me klubin nënkampion në fuqi të Shqipërisë.

Z

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht që më 4 gusht, se Kukësi ishte në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e klubit bardhezi. Pas negociatave të vazhdueshme dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët me Juventusin, lojtarin dhe menaxherin e tij, më në fund është arritur marrëveshja. Mesfushorit i është prerë bileta dhe nesër vjen në Shqipëri, teksa si për koincidencë, zbarkon në ditën e kthimit të skuadrës nga Gjeorgjia. Drejtori i klubit kuksian, Nderim Nexhipi, falë ndërmjetësisë së menaxherit të FIFA-s, Elton Marini, kanë mbyllur me sukses këtë “operacion”. Kontrata e huazimit është firmosur tashmë edhe nga administratori i deleguar i Juventusit, Bepe Marota, pasi Ture ishte nën kontratë me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2019.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura