EKSKLUZIVE/ Juristi Ilion Lika: Ja çfarë na duhet këtë sezon, kurrë më në futbollin e lagjeve

Jun 25, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Mbi 22 vite karrierë të mbushura me suksese dhe zhgënjime, e megjithatë Ilion Lika nuk do të ndryshonte asnjë “presje” nga rrugëtimi i tij. Ka hyrë në të 39-at, por as që e mendon largimin. Për të mos thënë që ka në plan që të thyejë edhe rekorde, ndërsa përmend portierin 45-vjeçar të Egjiptit, Mohamed ElShenaui.

Ilion Lika konference

Për një lojtar karriere si ai, Kategoria e Parë ishte e vështirë për t’u gëlltitur, por më në fund ngjitja e Tiranës e ka çliruar. Në një intervistë ndryshe të dhënë për “Panorama Sport”, gardiani i bardhebluve zbulon shumëçka rreth vetes, duke filluar nga trajneri më i veçantë, e për të kaluar te presidentët që ka miqësi.

Mbyllët një sezon të sikletshëm në inferiore, tashmë që u ngjitët a ndihet më i qetë Ilioni?

Të them të drejtën, ishte viti më i sikletshëm i karrierës sime. Por e kaluam shpejt këtë “hall”. Shpresoj dhe kam bindjen që kjo s’do të ndodhë kurrë më dhe tani në vazhdim ky klub do të ketë vetëm sukses.

Ilion Lika

Cili ka qenë qyteti dhe stadiumi më i çuditshëm që hasët në Kategorinë e Parë?

Në përgjithësi, si kampionat është i çuditshëm. Fushat, ambientet nuk kanë lidhje me Superioren. Një stimul më tepër për t’u rikthyer sa më shpejt ishte pikërisht ky. Shënkollin do përmendja, më dukej sikur po luanim të lagjja…!

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura