EKSKLUZIVE/ Jashanica “peng” për 5 mijë euro! Mund të fitonte “amnisti”, por Skënderbeu dhe mbrojtësi evitojnë apelimin sepse…

Nov 7, 2019 | 9:43
SHPËRNDAJE

Skënderbeu dhe Jashnica heqin dorë nga kërkesa për “amnisti”. Pritej që mbrojtësi të rikthehej në fushë brenda 2019- ës, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

jashanica-1

Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur që të mos bëjnë ankimim për shkurtimin e dënimit të dhënë nga UEFA në shkurtin e 2018-ës, për përdorim të substancave të ndaluara. Kosovari u pezullua me dy vite në atë kohë dhe zyrtarisht është në mbyllje të muajit të 21-të të dënimit. Edhe pse e kishte mundësinë që të kthehej para kohe nën urdhrat e Ilir Dajës, ky shans mund të quhet i djegur.

Çdokujt i lind e drejta që të kërkojë “falje”, pasi kryen 2/3 e dënimit dhe që të hapet një proces, duhet të paguheshin afro 5 mijë euro. Por, as klubi dhe as kosovari nuk e kanë bërë këtë kërkesë. Dhe, do të mjaftonin vetëm dy seanca që organet përkatëse në Zvicër t’i jepnin OK-in Bajram Jashanicës për të luajtur. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se, pavarësisht dëshirës së drejtuesve për të mbështetur lojtarin në çdo hap që do të ndërmerrte rreth kësaj çështjeje, kanë vendosur që t’i respektojnë afatet. Duke qenë se dënimi mbyllet në fillim të vitit 2020, e kanë cilësuar shpenzimin të tepërt.

LLAZI SARO

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura