ZYRTARE/ Shkarkohet Iuliano, Sulejman Starova trajneri i ri i Partizanit

Nov 5, 2017 | 13:38
SHPËRNDAJE

Humbja me Kamzën 1-0, duket se ka qenë fatale për trajnerin italian të Partizanit, Mark Iuliano. Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të ndërpresin marrëveshjen me teknikun, si dhe me Aleksandro Dosenën.

iuliano dalipi

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sulejman Starova do të marrë çelësat e ekipit nga e marta e 7 nëntorit. Edhe klubi i Partizanit e ka konfirmuar këtë lëvizje në njoftimin për mediat.

NJOFTIM PER MEDIAT

Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.

Starova

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura