EKSKLUZIVE/ I hoqën patentën para golit, Dunga bën çudira te Tirana

Oct 21, 2019 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ismael Dunga ka shënuar të shtunën një gol të rëndësishëm për fitoren e Tiranës. Ama 48 orë më parë keniani e kishte gjetur veten në polici, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Janë burime pranë klubit Tirana që bëjnë me dije një fakt të tillë.

ismael dunga

Saktësisht, nuk është zbuluar nëse Dunga ka qenë duke shkuar në stërvitje apo kishte dalë për qejf. Ngjarja – Sipas asaj që është mësuar, Ismael Dunga është shoqëruar në komisariat disa orë, sepse policia e ka kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sulmuesi i Tiranës veç shkeljeve të ndryshme nuk kishte vënë as rripin e sigurimit. Policia e ka pikasur sulmuesin dhe e ka ndalur menjëherë, duke e shoqëruar në komisariat. Si fillim, Dungës i është sekuestruar patenta që kishte dhe është ndëshkuar me një gjobë 10 mijë lekë si dhe faktin që do të dalë në gjyq, më saktë para komisionit për ndëshkime të tjera.

Një veprim ky normal për ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në Shqipëri. Në këtë rast nuk ka bërë përjashtim as sulmuesi i bardhebluve, i cili duhet të përballet me heqjen e disa pikëve nga patenta, ose pezullimi për disa kohë.

Në fakt, lojtari edhe pse kishte kaluar momente të vështira ia doli të që ishte i qetë dhe të shënonte në sfidën e ditës së shtunë. Ish-sulmuesi i Luftëtarit firmosi në korrik një kontratë 2- vjeçare me 24 herë kampionët e vendit. Paraqitja fantastike me gjirokastritët bindi drejtuesit bardheblu për ta afruar në skuadër futbollistin nga Kenia. 26-vjeçari shihet si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës.

OLSI AVDIAJ

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura