EKSKLUZIVE/ Hije skandali me Nimagën, presidenti i Skënderbeut: Nuk jemi…

Aug 20, 2018 | 19:49
SHPËRNDAJE

Ndodh edhe kështu. Klubi turk i Ligës së Parë, Hatayspor, ka zyrtarizuar pak orë më parë transferimin e mesfushorit malien, Bakari Nimaga, nga Skënderbeu. Në Korçë lojtarin e dinë të dëmtuar, pasi prej rreth dy javësh ai nuk po stërvitet me grupin.

Nimaga-Takaj rinovimi

Nuk përjashtohet mundësia që malieni ka bërë me kokën e tij këtë periudhë dhe ka firmosur te turqit pa marrë më parë miratimin e Skënderbeut për këtë transferim. Kështu mund të përkthehet kjo situatë, për më tepër kur mëson reagimin e presidentit të korçarëve, Ardjan Takaj.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” pak minuta më parë, ai deklaroi: “Ne si klub nuk jemi në dijeni të kësaj lëvizjeje. Nuk e di se çfarë ka bërë lojtari, por nuk kemi asnjë të dhënë për këtë transferim”.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura