EKSKLUZIVE/ Gjici bën mbledhje në ambientet e hotelit: Luftoni në fushë, premioja do të jetë…

Aug 1, 2018 | 15:58
SHPËRNDAJE

Kukësi luan një ndeshje historike në Baku, por të gjithë te Kukësi janë optimistë, duke filluar që nga presidenti Gjici e deri te lojtari i fundit. Duke parë atmosferën në Baku, ku pritet që Karabaku të ketë një tifozeri të zjarrtë në favor të vet, për të ngritur moralin e ekipit dhe të stafit ka menduar vetë presidenti Gjici.

gjici kukesi

Gazeta mëson ekskluzivisht se kreu i klubit në orën 14:00 ka bërë një mbledhje në ambientet e hotelit me ekipin ku i ka uruar për takimin e mirë që ata zhvilluan në Shkodër, iu ka dhënë besim për ndeshjen e dytë, e në fund ka ardhur “qershia mbi tortë”, ai iu ka premtuar përsëri 100 mijë euro premio nëse sot kalojnë Karabakun. Vetëm ditën e premte ekipi përfitoi 100 mijë euroshin e turit të parë. Për 15 minuta Gjici foli dhe uroi e i dha zemër ekipit:

“Djemë, kemi para një ndeshje shumë të vështirë, por jo të pamundur. Karabaku është ekip i fortë, por ne kemi ekip me vlera, e ketë e treguam në ndeshjen e parë që jam i kënaqur deri diku me ju. Mos e harroni rezultati na favorizon. Kërkoj nga ju re dilni në fushë dhe të luftoni, të jepni maksimumin.

Gjici - Gjoka

Sot është një ndeshje historike për ne, do mbetemi në histori nëse kalojmë më tej. Ju më njihni mirë, u premtova 100 mijë euro ndaj Valetës, dhe pse nuk luajtët mirë e na ndihmoi Zoti që erdhëm ketu prapë e mbajta fjalën. Ja ku jemi këtu fitoni ndeshjen sot dhe prapë keni 100 mijë euro premio. Futuni në fushë luftoni, fitoni, topin e keni ju, nga mbas ndeshjes topi më kalon mua. Kam besim te ju”, mësohet të ketë thënë presidenti Gjici.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura