EKSKLUZIVE/ Gafat me bilbil, dënohen katër arbitra. Alla dhe Bastari pezullim pa afat në Superiore, zbardhet takimi në FSHF

Jan 29, 2020 | 8:27
SHPËRNDAJE

Dita e gjykimit. Ar bitrat shqiptarë janë vënë përpara përgjegjësisë shpesh gjatë kësaj gare, por me çfarë ka ndodhur në dy javët e fundit (mesjavë dhe fundjavë) janë bërë vërtet për t’u gjykuar. Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka zhvilluar një takim me të gjithë arbitrat e Kategorisë Superiore dhe asistentët me stemën e FIFA-s, në kuadër të gabimeve drastike të ndodhura në javën e 18-të dhe 19-të. 

ffffffff

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se ata që pritet ta pësojnë më së shumti janë Laver Alla dhe Erjon Bastari. Ndërkohë, që pritet të ketë pezullime edhe për kryesorin tjetër me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji si dhe arbitrin Klajdi Kola.

VENDIMET DRASTIKE

Nga mbledhja me dyer të mbyllura në ambientet e FSHF-së, gazeta mëson se Laver Alla dhe Erjon Bastari pritet që të pezullohen gjatë. Me gjasë, nga çfarë mësohet nga burime pranë FSHF-së, dyshja e kryesorëve mund të mos arbitrojë më në Kategorinë Superiore deri në fund të këtij edicioni.

Laver Alla

Kryesori nga Kolegjiumi i Lushnjës e pëson për shkak të penalltisë së paakorduar në ndeshjen Teuta-Bylis, ku mungon për miqtë ballshiotë dhe të tjera raste të konsideruara të gabuara. Ndërkohë, për Bastarin, masa e pezullimit do të jetë për shkak të gabimeve në ndeshjen Luftëtari-Kukësi, ku flagrante janë mohimi i golit dhe i një penalltie për vendësit.

PEZULLIMET KLASIKE

Javë pas jave, gabimet arbitrare janë pezulluar dy deri në 4 javë. Arbitrat, kryesorë apo asistentë, janë lënë pushim për gabime të ndryshme. Kësisoj të tillë pezullim pritet të ketë edhe për kryesorin me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji për shkak të golit të Elton Kalesë në ndeshjen Tirana-Bylis, 2-1, për prekje të topit me dorë nga sulmuesi.

JORGJI BYLIS

Gjithashtu, pezullim pritet të ketë edhe kryesori i ndeshjes Tirana-Luftëtari, Klajdi Kola, për penalltinë në favor të Ngosë dhe bardhebluve. Për të dy gjyqtarët, pezullimi mund të jetë 2 deri në 3 javë. Gjithçka është në dorë të komisioneve të vlerësimit të arbitrave, të cilët nuk publikojnë pezullimet e gjyqtarëve.

OLSI TUJANI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura