Ekskluzive/ FSHF shtang Laçin, arbitra të huaj për ndeshjen me Vllazninë

Oct 26, 2019 | 13:56
SHPËRNDAJE

Laçi dhe Vllaznia do të përballen ditën e nesërme në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas triumfit në ndeshjet parardhëse, për të vijuar ecurinë pozitive.

20-2-770x470

“Panorama Sport” mëson se Federata Shqiptare e Futbollit, ja ka besuar këtë sfidë një tresheje gjyqtarësh nga Malta, në kuadër të bashkëpunimit me federatën malteze.

Gjithashtu mësohet se kjo treshe gjyqtarësh maltezë që do të vendosë drejtësinë në sfidën Laçi-Vllaznia, do të gjykojë edhe në përballjen e sotme mes Besës dhe Shënkollit e vlefshme për Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura