Ekskluzive, flet shqiptari milioner që darkoi me Gylserenin e “Fate të Kryqëzuara”

May 14, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

I ri dhe shumë ambicioz. Kush do ta mendonte se ai ka një miqësi të gjatë me një nga aktoret më të njohura turke, me një nga emrat më të paguar të kinematografisë atje, si dhe një femër me shumë klas dhe tepër e thjeshtë.

Gylserenin e njohin të gjithë nga seriali ”Fate të Kryqëzuara”, por djaloshin që bëri xhiron në mediat shqiptare pas takimit me të, nuk e njihnim.

”Panorama plus” ju sjell intervistën me Demirali Ibishin, shqiptarin nga Kumanova që tashmë jeton në Stamboll. Ai vetë tregon miqësinë me aktoren turke, planet etj. Zbuloni të vërtetat e 23-vjeçarit milioner. Ai në Stamboll merret me biznes, ndërsa së shpejti do ta shohim edhe në serialet turke.

13179123_980255338696984_4991965350251896959_n

Javën që shkoi dolën në media online disa foto tuat me aktoren e njohur turke Nurgül Yesilçay (Gylseren), cila është e vërteta e këtyre fotove, na e sqaro pak raportin tuaj?

E vërteta e fotove është se ne jemi vetëm miq dhe asgjë më shumë, jashtë asaj që është spekuluar në media. Fotot kanë qenë në profilin tim privat, por nuk e di si kanë përfunduar në portale online. Nurgul është mikeshë e imja prej disa vitesh.

Si u njohët, kush ishte iniciatori i kësaj darke?

Unë jetoj në Stamboll prej një kohe, me të dalim shpesh në darkë, thashë është mikesha dhe personi më i mirë që kam takuar në Turqi. Por jo vetëm me të, unë njihem tashmë me shumë personazhe të njohur të skenës turke, por më së shumti me aktorët e serialeve, sepse na lidh puna.

Çfarë tipi është ajo? Nga momenti që e njohët më afër, a ndryshuat mendimin për të si femër dhe si aktore?

Sigurisht që gjërat ndryshojnë, por në të mirë, është person shumë pozitiv, ju besoj e keni parë se ajo në rolet e saja përcjell vetëm pozitivitet, ashtu siç është në jetën e përditshme. Si femër është e papërsëritshme, e gjallë dhe shumë atraktive.

13179099_980232775365907_8525848645051915580_n

Po kush është Demirali Ibishi? Me çfarë merresh, çfarë profesioni keni, për gjithë ata që nuk të njohin?

Jam një i ri nga Kumanova që jetoj i vetëm në Stamboll, e gjithë familja ime është në vendlindje, në Kumanovë. Si gjithë të rinjtë mundohem që me forcat e mia të arrij aty ku dua, së shpejti pritet edhe “shpërthimi” im në atë profesion që e kam ëndëruar prej kohësh, e për detaje të tjera më shumë po ua lë befasi.

U bëre menjëherë emër shumë i përfolur, të pëlqen apo të bezdis fama?

Tashmë nuk është trend të jesh i famshëm, por të jesh i thjeshtë dhe modest, e atë virtyt e kam unë. Nuk më pengon të përflitem, por deri në limite të caktuara.

Cilat janë planet e tua për këtë vit, ku do ta shohim Demiraliun?

Befasitë nuk do të ndalen, ata që më njohin e dinë se jam njeri i surprizave dhe gjithmonë surprizoj për të mirë. Plane kam shumë, sa që nuk di nga t’ia mbaj (qesh), por do përzgjedh më të mirën për vete.

Kemi dëgjuar se bëni jetë shumë luksoze dhe se jeni një nga ata djem që parapëlqeni të bëni jetë milioneri, e vërteta e kësaj?

Të gjithëve besoj u pëlqen jeta e mirë, nuk është pikërisht ashtu siç kanë thënë, por të jetosh në një metropol si Stambolli, sigurisht që kërkon financa, unë ato i arrij vetë e pa mundin e askujt.

Jeni në lidhje? Pëlqeni të keni në krah një femër të njohur apo jo të njohur për publikun?

Jeta private ngelet sekret për momentin, nuk dua të më njohin njerëzit në fillim nga kjo pjesë, sepse pastaj nuk vijnë interesante gjërat e tjera, pëlqej femrat e thjeshta, modeste, femrat që dinë të vlerësojnë personalitetin dhe karakterin tim.

Përgatiti: BLERAND REXHEPI/ Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura