EKSKLUZIVE/ Flamurtari, zbulohen 8 lojtarët që po u shlyhen borxhet

Jul 23, 2021 | 8:34
SHPËRNDAJE

Borxhet që ka klubi i Flamurtarit të akumuluara prej vitesh janë shumë të mëdha, madje jozyrtarisht në klub tregojnë se bëhet fjalë për shifra që mund t’i kalojnë 2 milionë euro.

Vllaznia-Flamurtari

Megjithatë, detyrimet janë të mbartura edhe nga koha kur klubi administrohej nga Bashkia Vlorë. Pas rënies në Kategorinë e Dytë dhe konfirmimit se do të largohet nga klubi, administratori Sinan Idrizi duket se po e mban fjalën që dha sa u përket detyrimeve.

Kreu aktual i klubit pati deklaruar se do të zerojë borxhet që i përkasin atij dhe nuk do ta lërë klubin me detyrime, të paktën për shtatë vitet e fundit që administrojnë Flamurtarin kompanitë turke.

“Panorama Sport” mëson se klubi ka nisur që të shlyejë detyrimet dhe të arrijë marrëveshje me disa nga lojtarët që kanë qenë në vite të ndryshme në Vlorë.

Administratori Idrizi ka kontaktuar së fundmi 8 lojtarë, që më parë kanë qenë pjesë e Flamurtarit, me të cilët ka rënë dakord për pagesat.

Burimet konfidenciale pranë klubit pohojnë për gazetën se kanë filluar pagesat për Muhamed Useinin, Elton Kalenë, Goran Siljanovskin, Agustin Torasën, Artim Pollozhanin, Danilo Alveshin, Kristian Sirgin dhe Tomislav Bushiçin.

Të gjithë këta ish-futbollistë janë bërë pjesë e Flamurtarit në kohën që klubi administrohet nga Idrizi.

LISTA E FLAMURTARIT

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura