EKSKLUZIVE/ Esat Malën e marrin holandezët: Titulli do jetë i Partizanit, nuk e lëshojmë vendin e parë

Nov 1, 2019 | 8:47
SHPËRNDAJE

Esat Mala u afrua te Partizani para dy viteve dhe referuar kontratës së tij, i bie që ky të jetë sezoni i fundit, nëse palët nuk rinovojnë. Nëse i referohet “transfermark.com”, sajtit që merret me të dhënat dhe vlerat e lojtarëve shikon se 21-vjeçari i Partizanit është “rrëmbyer” në kohë nga holandezët.

esat malaa

Mala rezulton që të jetë nën menaxhimin e një agjencie nga Holanda, SEG, e cila menaxhon disa futbollistë të mirënjohur, Stefan De Vraj, Memfis Depai, Dalej Blind, si dhe shumë talente të tjera.

ma

 

Nisur nga kjo, i bie që jo rastësisht në skenë para ndeshjes me Kukësin doli edhe lajmi që Esat Mala është në lupën e holandezëve të Groningenit. Është pikërisht kjo agjenci holandeze që do të vendosë për të ardhmen e karrierës së mesfushorit të Partizanit. Falë paraqitjes me Partizanin dhe Shqipëri U-21 është rritur interesimi për Malën.

Pyetjes së “Panorama Sport”, se a është sezoni i fundit me të kuqtë, futbollisti kosovar iu përgjigj: “Realisht nuk e di. Jam i fokusuar te Partizani, janë të tjerë persona që merren me këtë aspekt”. Esat Mala mbetet titullar i padiskutueshëm te Partizani, por që trajneri Franko Lerda e konsideron si lojtar xhol, për të plotësuar nevojat e ekipit. 21- vjeçari e pranon që ndihet më mirë kur luan në fazën sulmuese, por luan ku ta angazhojë trajneri dhe me dëshirë bën edhe mbrojtësin e djathtë.

esat mala

Në intervistën e dhënë për gazetën pas ndeshjes me Kukësin, Mala pohoi se të kuqtë zhvilluan lojë të mirë, ndonëse patën mungesa dhe meritonin të fitonin. Përveç këtij takimi, ai flet edhe për ecurinë e ekipit në këtë sezon, rolin e ri që po bën në fushë dhe objektivit të klubit, që sipas tij edhe ky sezon do të flasë për Partizanin.

U fol se ndaj Kukësit në stadium do të ishin edhe skautë të Groningenit për të ndjekur. A ishte ky lajm një motivim shtesë për ju, për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje?

Unë jam i njëjti në çdo ndeshje dhe nuk ka lidhje paraqitja ndaj Kukësin me lajmin. Unë punoj fort për t’u përmirësuar sa më shumë në çdo ndeshje, ku sigurisht kërkoj të shfaq më të mirën time si lojtar. Nëse ka pasur vërtetë skautë të Groningenit në stadium, shpresoj që të jem paraqitur sa më mirë në këtë takim.

Referuar këtij lajmi, mund të themi se ky do të jetë sezoni i fundit, ose edhe faza e fundit e Malës me Partizanin?

Realisht nuk e di. Unë si futbollist e kam mendjen vetëm te fusha e lojës, pastaj janë të tjerë persona që merren me këtë aspekt. Të shikojmë, për momentin unë jam i fokusuar vetëm te Partizani. Pastaj për gjërat e tjera do të shikojmë me qetësi.

Vjet, kur e kapët vendin e parë, ditët që ta ruani deri në fund, a ka mundësi që edhe Partizani i këtij sezoni të bëjë të njëjtën gjë?

Besoj që ky është motivi ynë për vazhdimësinë. Padyshim, vendi i parë të motivon dhe besoj se nuk do ta lëshojmë deri në fund. Do të jetë sërish viti i Partizanit.

ILIR CARA

(INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura