EKSKLUZIVE/ Erzeni surprizon në merkato, shijakasit arrijnë akordin me ish-mesfushorin e Partizanit

Jan 31, 2023 | 21:19
SHPËRNDAJE

Orët e fundit të merkatos janë gjithmonë të nxehta, teksa skuadrat herë pas herë surprizojnë me lëvizjet “in-extremis”. Erzeni, “Hirushja” e Superiores këtë sezon, ka hedhur “grepat” për të rrëmbyer ish-mesfushorin e Partizanit, Aristotele Romero.

ARISTOTELES ROMERO 1

“Panorama Sport” mëson se shijakasit kanë arritur akordin me 27-vjeçarin venezuelian, i cili pritet të veshë në orët në vijim fanellën e Erzenit të trajnerit Kapllani.

Romero është futbollist i lirë pas “divorcit” me të kuqtë. Në të kaluarën mesfushori është aktivizuar me skuadra si Deportivo Lara, Krotone, Ankaran, Mionoros, etj. Vlera në treg e ish-mesfushorit të Partizanit është 200 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura