EKSKLUZIVE/ Egnatia “pa frena” në merkato, akord edhe me ish-mbrojtësin kampion të Partizanit

Jun 26, 2022 | 7:24
SHPËRNDAJE

Egnatia e Edlir Tetovës “pa frena” në merkato. “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë ekskluzivisht, se klubi rrogozhinas në orët e fundit ka biseduar me Sodiq Atandën, ish-mbrojtësin e Partizanit, që u shpall kampion me “demat e kuq”, që asokohe drejtoheshin nga Skënder Gega.

atanda

Mësohet se palët parimisht kanë rënë dakord dhe pritet vetëm firma, e cila me shumë gjasa do të vijë në ditët në vijim, kur mbrojtësi të vihet në dispozicion të trajnerit Tetova.

partizani krasniqi atanda

Atanda e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar, teksa përvecc Partizanit në të kaluarën është aktivizuar edhe me Apoloninë. 28-vjeçari provoi edhe një sezon te Prishtina, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dhofar Club në Oman. Vlera aktuale në treg e Atandës sipas “Transfermarkt”, është 250 mijë euro.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura