EKSKLUZIVE/ Edon Hasani gjen menjëherë ekip, zbuloni ku ka firmosur ish-mesfushori i Tiranës

Aug 11, 2020 | 17:51
SHPËRNDAJE

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon se ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë.

edon hasanii

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e rid he ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura