EKSKLUZIVE/ Dy rroga peng për titullin kampion te Kukësi, zbulohet pakti i futbollistëve me klubin

Oct 30, 2019 | 8:10
SHPËRNDAJE

Te Kukësi ka një penalitet nëse skuadra nuk fiton titullin kampion këtë sezon. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit kanë bërë pak ditë më parë një mbledhje me ekipin për të sheshuar disa gjëra sa i përket anës financiare dhe objektivave.

kukesiiii

Më saktë, lojtarët kanë kërkuar së pari të sqarohen për masat e marra nga presidenti Safet Gjici. Ky i fundit, duke parë ecurinë e dobët në fazën e parë, kishte vendosur në formë gjobe mosdhënien e pagës së muajit shtator për skuadrën dhe stafin teknik. Nisur nga kjo, lojtarët pasi u konsultuan mes tyre, por gjithashtu diskutuan me drejtorin Nderim Nexhipi dhe trajnerin Shpëtim Duro, kërkuan një takim me krerët e klubit për t’u sqaruar përfundimisht sa i përket gjobës.

Mësohet se futbollistët nuk e kanë pranuar këtë penalitet, duke qenë se është vetëm fillimi i sezonit dhe kanë kërkuar që drejtuesit ta rishikojnë vendimin.

Ata e kishin mirëmenduar kërkesën, duke qenë në unison. “Na jepni rrogën e shtatorit dhe nëse nuk shpallemi kampionë, atëherë na mbani në fund pagat e muajit prill dhe maj”, ishte kërkesa e lojtarëve drejtuar presidentit.

JORGIS MEMO

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura