EKSKLUZIVE/ Dy goditje të bujshme për Tiranën në merkato, bardheblutë gati të afrojnë lojtarët që e mbyllën me Partizanin

Aug 8, 2022 | 8:23
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Sherif Kallaku dhe Albi on Marku mund të jenë dy goditjet e fundit të Tiranës në këtë merkato vere që do të plotësonte skuadrën bardheblu. Kështu, mes drejtuesve të Tiranës dhe Sherif Kallakut ka pasur një diskutim të gjatë.

kallaku-marku

Drejtori Osmani ka rënë dakord me lojtarin që ky i fundit të bashkohet me Tiranën. Mesfushori pritet të jetë të hënën në Tiranë dhe të mbyllë detajet e fundit të marrëveshjes. Ama ka një problem të vogël.

Lojtari ende nuk konsiderohet futbollist i lirë dhe duhet të marrë letrat nga Lokomotiva e Zagrebit. Siç mëson gazeta, nëse del i lirë, atëherë është lojtar i Tiranës dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Tej gjithçkaje, Kallaku është sot në kryeqytet dhe me shumë mundësi do të prezantohet si bardheblu.

kallaku

MARKU – Albion Marku nuk është më pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka prishur me konsensus kontratën që skadonte në vitin 2023 me skuadrën kroate, duke dalë si futbollist i lirë.

Dhe menjëherë Tirana mund të përfitojë, sepse është duke testuar situatën. Bardheblutë duan lojtar në krahun e djathtë dhe Marku mund të jetë perfekt për atë pozicion. Lojtari gjithashtu është një gjetje për skuadrën bardheblu.

21-vjeçari i lindur në Rrëshen nuk ka preferuar që të jetë nën urdhrat e trajnerit Kabraja, për t’i hapur kështu mundësinë vetes për një eksperiencë të re.

Pas aventurës së mirë te Partizani në sezonin e shkuar interesi për mbrojtësin shqiptar ishte mjaft i madh, me disa skuadra që tentuan shpesh për të blerë kartonin e tij, që sipas “Transfermarkt” vlerësohet me 400 mijë euro.

Lojtari që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të 21- vjeçarëve, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ka potencial për të luajtur edhe në repartin e mesfushës, pozicionin që jemi mësuar ta shikojmë shpesh kur aktivizohej me kryeqytetasit.

albion marku

Nëse Tirana merr dyshen Kallaku-Marku atëherë do të ketë bërë një goditje të madhe, sepse u ka marrë dy nga titullarët e sezonit të shkuar rivalëve të përjetshëm, Partizanit.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu edhe Enur Totre që iku pas Europës. Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar.

032

213 (1)

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura