Ekskluzive/ Duriç hap gjyq ndaj Flamurtarit, luajti vetëm 6 ndeshje

May 9, 2018 | 10:44
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund telashet për Flamurtarin. Pas dënimeve të dhëna nga Komisioni i Disiplinës, dje vlonjatët kanë marrë edhe një lajm tjetër të keq. Në një kohë kur dihen problemet e mëdha që ka klubi me borxhet ndaj lojtarëve që kanë veshur fanellën e kësaj skuadre në të kaluarën, tashmë shtohet një tjetër çështje.

13887023_1136205419788312_8220924984633134982_n-470x353

Burime të sigurta të “Panorama Sport” bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi serb, Nikol Duriç, i cili ishte pjesë e vlonjatëve gjatë sezonin 2016-2017, ka kërkuar pranë FSHF-së të hapë gjyq ndaj Flamurtarit. Mësohet se lojtari kërkon disa rroga të pamarra nga skuadra vlonjate. Duriç luajti vetëm tre ndeshje në Superiore dhe tre në Kupë me me Flamurtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura