Ekskluzive/ Erdhi me policë, Nora: Ja si u bë yll Abazaj

Apr 19, 2018 | 13:18
SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, ka qenë njeriu që pikasi Kristal Abazajn në vitin 2016, e më pas i dha shansin për të luajtur me gjirokastritët. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Nora tregon rrugëtimin e 21- vjeçarit, ndikimin që pati ishtrajneri serb i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, si dhe detaje të pathëna më parë për talentin tropojan që firmosi me Anderlehtin në Belgjikë.
Capture
Si përfundoi Abazaj në Gjirokastër?
Historia e Abazajt është e veçantë, por ajo që më vjen keq është se në syrin tim, ka pasur edhe lojtarë të tjerë si Kristali, por në ndryshim nga ai, ata u dorëzuan. Kur Luftëtari po ngjitej në Kategorinë Superiore, personalisht në çdo ndeshje regjistroja emra lojtarësh të rinj. Kisha krijuar një listë timen tek Elbasani, ku më pëlqente mbrojtësi Jaupi dhe mesfushori Kasa.

Kush e afroi sulmuesin te Luftëtari?
Në fundin e sezonit 2015- 2016, u nisëm në Elbasan të sigurt që do të fitonim dhe para ndeshjes takoj një të afërmin tim, që quhet Diego Nora. Ai më thotë se ka ardhur në stadium me një shok që luan tek Elbasani. “Jam tifoz i tij, do bëhet yll”, më tha kushëriri për Abazajn. Unë qesha para ndeshjes, por pas saj, kur e pashë Kristalin në fushë, më la përshtypje të frikshme. Menjëherë kontaktova Abazajn, por gjithashtu në atë periudhë edhe Kasën e Elbasanit, si dhe Troplinin e Erzenit. Ndryshimi i madh ishte se Abazaj pranoi të vinte në provë te Luftëtari, ndërsa të tjerët jo, edhe pse isha i bindur që ata do të zbukuronin Superioren.

Intervistën e plotë e lexoni në versionin print të gazetës “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura