EKSKLUZIVE/ Dokumenti, si u arrestua më 1942 Selman Stërmasi

Nov 29, 2019 | 13:11
SHPËRNDAJE

Selman Stërmasi ësh të një nga ikonat e futbollit shqiptar, kryesisht e klubit të Tiranës. Ai lindi më 9 maj 1908 në një familje tradicionale dhe patriotike shqiptare dhe i rrethuar me ndjenjat patriotike dhe dashurinë për sportin. 

Selmani-vizatim

Përveç aktiviteteve sportive, ku ishte futbollist, trajner dhe president i “Sport-Klub Tirana”, ai ka qenë i angazhuar edhe në lëvizjet revolucionare kundër pushtimit fashist në Shqipëri. “Panorama Sport” ka siguruar një kopje të një dokumenti nga arkivat shtetërorë, që mban datën 29 shtator 1942, ku Kuestura e Tiranës informon për arrestimin e Selman Stërmasit dhe disa personave të tjerë të përfshirë në aktet guerrilse dhe revolucionare në kryeqytet.

fOTOLJAM

Ai akuzohet si pjesë e grupit të Xhorxhi Martinit, i cili u vra më 7 tetor 1942 te Kodra e Kuqe, së bashku me Vojo Kushin e Sadik Stavalecin. Ndërsa një nga pjesëtarët e grupit të arrestuar me Selman Stërmasin, Shyqyri Ishmi, më 22 tetor 1942 u var në litar nga fashistët te Pazari i Madh në kryeqytet. Sipas këtij dokumenti, del qartë që Selman Stërmasi jo vetëm që ka qenë një ikonë e sportit të Tiranës, por edhe veprimtar kundër pushtimit fashist.

ILIR CARA 

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura