Ekskluzive/ Djali i Enverit zbulon sekretin: E fejuara e vëllait tim, mbesa e Ramizit, akuzoi mjekun Hektor Peçi për ngacmim seksual

Dec 7, 2017 | 19:57
SHPËRNDAJE

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha, në një intervistë ekskluzive dhënë për “Panorama“, zbulon prapaskena dhe sekrete nga jeta ne familje në kohën e mjekimit të ish udhëheqësit komunist.

Enver Hoxha dhe Sokoli/ Foto ekskluzive nga arkivi i tij personal

Sot ne “Panorama” ai zbulon nje sekret dhe thote se mjeku personal i Enverit, para se te vendosej Isuf Kalo, u largua, pasi mbesa e Ramizit e akuzoi per ngacmim prej doktorit Hektor Peçi.

“Mjek deri në vitin ’72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo. Retrospektivisht, siç e njohim për ambicie patologjike karriere, intrigant dhe i paaftë, ai largohet në ’76 për një gabim banal ndaj meje, duke ngatërruar apendicitin me gripin. Por, ndërkohë, ai kthehet sërish në shtëpi. Atë e riktheu fillimisht mamaja me alibinë që unë e Liliana e vlerësonim, për t’iu servirur sërish babait, mbetur pa endokrinolog, prezantuar ky nga ajo si më i afti në këtë fushë”- thote Sokol Hoxha.

Intervisten e plote e lexoni sot ne PANORAMA PRINT 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura