EKSKLUZIVE/ Dinamo, zbulohet premioja për “finalen” me Korabin

Apr 29, 2021 | 8:22
SHPËRNDAJE

Dinamo ka kaluar në një tjetër stad. Mjaftoi afrimi i tre investitorëve të rinj, që klubi të merrte tjetër pamje. Fuqia financiare është shtuar dhe kjo po ndihet direkt nga lojtarët. Fill pasi mundën Burrelin, ata kanë marrë edhe shpërblim. E megjithatë, nuk do të mbetet me kaq.

dinamo skenderbeu

Panorama Sport mëson se tjetër premio do të jepet, por këtë herë për “kokën” e Korabit.

Luhet ndeshja që vulos praktikisht ngjitjen në elitë dhe drejtuesit më të rinj as që kanë në plan të kursehen. Ata kanë menduar që të karikojnë ekipin, duke vënë në lojë plot 10 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme, e sidomos kur flasim për Kategorinë e Parë. Në fakt, ishte vetë presidenti Ardian Bardhi që e pati paralajmëruar një gjë të tillë.

Në intervistën e dhënë një ditë më parë për gazetën, për këtë çështje ai shprehej: “Do ketë premio për këtë ndeshje patjetër, meqenëse është edhe e rëndësishme. Jo vetëm nga ne, madje edhe nga biznesmenë të tjerë”.

ADELA MERKO – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura