EKSKLUZIVE/ Dinamo gjen zgjidhje, klubi është zyrtarisht i italianëve

Feb 25, 2020 | 18:41
SHPËRNDAJE

Tashmë edhe zyrtarisht Dinamo kalon në duart e italianëve, me president Marko Pontrelin.dinamoooo

Siç e kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, ditën e sotme kishte një takim mes drejtuesve të vjetër të klubit dhe atyre italian. Pas bisedimeve është arritur marrëveshja që pronësia e klubit të kalojë tek italianët, me në krye Marko Pontrelin.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë drejtuesi i klubit Ermal Barushi. Tashmë që pronësia e klubit kryeqytetas kaloi tek italianët, me shumë mundësi do të vazhdojë që në drejtimin e skuadrës të jetë Fabricio Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura