EKSKLUZIVE/ Dështon plani brazilian i Flamurtarit, Troisi: Nuk do jem trajner

Oct 31, 2019 | 18:15
SHPËRNDAJE

Marselo Troisi nuk do të jetë trajner i Flamurtarit! Braziliani, që pritej të vinte në krye të stolit vlonjat, ka konfirmuar diçka të tillë për “Panorama Sport”.

Troisi Kukesi

Në një prononcim për gazetën, Troisi u shpreh se ai nuk kishte një dakordësi me administratorin Sinan Idrizi. “Nuk arritëm marrëveshjen me drejtuesit e Flamurtarit” – deklaroi Troisi, duke mos dhënë detaje pse palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Marselo Troisi ishte një nga emrat më të lakuar në Vlorë, pas largimit të Sadedinit, që flitej se do merrte drejtimin e ekipit, por në fund duket se plani brazilian i vlonjatëve dështoi.

Ndërkohë, në një postim në “Facebook” para pak minutave, Troisi shkruan: “Duke u kthyer për në Greqi…”

hj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura