EKSKLUZIVE/ Derbi Apolonia-Lushnja ndryshon destinacion, në vend të Fierit do luhet në qytetin e…

Sep 16, 2019 | 17:06
SHPËRNDAJE

Këtë fundjavë, shorti i Kategorisë së Parë ka rezervuar derbin e skuadrave myzeqare mes Apolonisë dhe Lushnjës.

Fier

Të dyja ekipet shihen si pretendente në grupin B, dhe takimi si gjithmonë premton shumë interes. “Panorama Sport”, ka mësuar se takimi i cili duhej të luhej në Fier, është zhvendosur për në Ballsh.

Klubi i Apolonisë nuk e ka akoma gati stadiumit, ndërsa tek fusha e akademisë aty pranë, që është e miratuar nga FSHF-ja, nuk ka vend për tifozët, të cilët mendohet të jenë të shumtë në këtë takim.

Me mirëkuptimin e të dy klubeve, takimi është vendosur që të luhet në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, duke parë edhe se Bylisi e luan në transfertë, takimin e kësaj jave në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura