Ekskluzive/ Bujar Qamili: Pabesi me Vllazninë, po ndodh një katastrofë

May 16, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Në Shkodër tema e ditës është Vllaznia. I madh dhe i vogël nuk po e besojnë se skuadra është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Këtë situatë po e përjeton shumë keq edhe “Mjeshtri i madh”, Bujar Qamili. Këngëtari i njohur shkodran, që ka kënduar edhe atë që cilësohet si himn i Vllaznisë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” mundohet të komentojë këtë moment kritik. “Futbolli në Shkodër është fe, po ndodh një katastrofë”, thotë ndër të tjera këngëtari.

Bujar Qamili
Zoti Bujar, si një tifoz i thekur i Vllaznisë, që e ndiqni në çdo takim, çfarë do të thotë për ju fakti që skuadra shkodrane është me një këmbë në Kategorinë e Parë?

Ndihem si mos më keq. Unë, por jo vetëm, ende nuk dua që të besoj se Vllaznia do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin tjetër. Kemi mbetur totalisht pa fjalë, sidomos pas takimit me Partizanin sepse shpresat ishin ende reale. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë katastrofë që po na ndodh. Është një qytet që po vuan në këto momente të paimagjinueshme për të gjithë ne. Më besoni, kam qëndruar pa fjetur një natë, por kam parë shumë shokë të mi tifozë që e ndiejnë si unë. Kam takuar shumë njerëz në rrugët e Shkodrës dhe më kanë thënë se jemi pa fjalë, pa gjumë dhe me lot në sy. Të gjithë diskutojnë për këtë Vllazni, që po shkon drejt greminës.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË NUMRIN E SOTËM TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura