EKSKLUZIVE/ Borxhi ndaj Lilajt, ja plani i korçarëve

Nov 17, 2018 | 12:05
SHPËRNDAJE

Skënderbeu gjen mënyrën për të zgjidhur ngërçin për sa i përket borxhit që i detyrohet lojtarit të Kombëtares që tashmë është pjesë e Gabalës në Azerbajxhan.

Lilaj

Vetëm një ditë më parë, mesfushori Sabjen Lilaj bëri një deklaratë të radhës në lidhje me mosdhënien e borxhit të caktuar që Skënderbeu ka karshi korçarit, dhe disa orë pas kësaj deklarate, bardhekuqtë gjetën mënyrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje. Burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se Skënderbeu në janar pret të arkëtojë shumën e shitjes së Kristal Abazajt nga Anderlehti në një vlerë prej 750000 eurosh. Pjesë e së cilës është dhe Luftëtari që ka 20 për qind të kartonit të futbollistit në këtë transferim. Pikërisht, me këtë shumë korçarët kanë ndërmend që të mbyllin një herë e mirë të gjitha vonesat e pagave që i detyrohen mesfushorit të kombëtares.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura