EKSKLUZIVE/ Asioni, “nipçja” i Dajës: E mundim Kukësin, favori ynë është që…

Oct 18, 2019 | 10:44
SHPËRNDAJE

Asion Daja komen ton për herë të parë aventurën e tij te Skënderbeu më shumë se një muaj pas mbërritjes në Korçë. Mesfushori kryeqytetas ka folur në një intervistë për “Panorama Sport” në lidhje me këtë eksperiencë të re në karrierën e tij, ecurinë e Skënderbeut në kampionat dhe është ndalur edhe te marrëdhënia me Ilir Dajën, trajnerin, me të cilin kanë të njëjtin mbiemër.

71796521_2446516725386034_1407925524130430976_o

 

Shtatë javë në Korçë, si kanë qenë këto ditë për Asion Dajën te Skënderbeu?

Të them të drejtën jam ndier shumë mirë këtu te Skënderbeu, pasi që në javët e para që kam ardhur, tifozëria më ka pritur shumë mirë. Ekipi po ashtu më ka pritur mjaft mirë dhe kjo më ka shërbyer që të ambientohem. Përtej kësaj, them se kemi bërë mirë edhe si ekip dhe personalisht, por normale që e mira nuk ka asnjëherë fund.

Asion sa ju ka kushtëzuar ai dëmtim në ndeshjen e parë tuajën…

Të them të drejtën, më ka penalizuar disi, pasi nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në formën time optimale dhe besoj se do të kisha bërë akoma edhe më mirë në fushë. Por tani e kam hedhur pas dëmtimin dhe jam gati.

Skenderbeu

Ndeshja me Kukësin, sa e vështirë do të jetë?

Sikundër e thashë, ky kampionat është disi i çuditshëm. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ka rezultate surprizë. Kukësi ka një ekip pretendent për titull dhe një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Favori ynë është që luajmë në shtëpi përballë tifozëve tanë. Kjo ndeshje s’ka nevojë për motivim, pasi të luash përballë tyre të vetmotivon. Duhet të tregojmë vlerat tona në këtë takim.

Do jetë pozitive për ju që Kukësi është jashtë forme, nisur nga humbjet e fundit?

Kjo, të them të drejtën, është një thikë me dy presa. Një ekip, në kushte të tilla, do të mobilizohet më shumë për të kthyer rezultatet pozitive.

A ju ngacmojnë shpesh shokët, për shkak të mbiemrit?

Po. Të them të drejtën, po, ka batuta. Dikush thotë “nipçe”, dikush një batutë tjetër. Edhe tani që më lajmëroi për intervistën, më thirri “nipçe”. Janë ngacmime që gjithmonë janë pozitive për harmoninë.

LLAZI SARO

(INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura