EKSKLUZIVE/ Arrihet marrëveshja për Harizajn, ja 7 lojtarët që pritet të zyrtarizohen te Dinamo

Jun 18, 2021 | 8:41
SHPËRNDAJE

Romeo Harizaj mund të quhet portier i Di namos për sezonin 2021-2022. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se klubi blu dhe ai i Apolonisë, që disponon kartonin e 22-vjeçarit, kanë arritur marrëveshjen finale mes tyre.

Hoxha Harizaj Lata

Gazeta zbulon se drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord për pronësinë e kartonit, duke mbajtur 50% Dinamo dhe po kaq Apolonia. Në rast shitjeje të portierit në të ardhmen, atëherë klubet do të ndajnë përfitimet. Drejtuesit fierakë kanë pasur shumë oferta në këtë periudhë për portierin që spikati në Superiore gjatë sezonit të fundit, por janë bindur nga Dinamoja.

Fakti që Harizaj u grumbullua së fundmi edhe nga Kombëtarja, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit Edi Reja, ka bërë që interesimi për portierin të rritet
ndjeshëm. Ai ka qenë pjesë e U- 21, ndërsa është grumbulluar rregullisht nga Kombëtaret e moshave. Bashkë me Edvan Bakajn, pritet që Harizaj të blindojë portën e bluve pas rikthimit në Superiore.

TË TJERËT – Mbrojtësi i majtë, Eni Imami, paçka se po vijon stërvitjen me Vllazninë, në kampin blu quhet lojtar i Dinamos. Mësohet se lojtari
kryeqytetas ka kontratë me shkodranët edhe për angazhimin në Europë. Kësisoj, pas përfundimit të ndeshjeve në Ligën e Konferencës me Vllazninë në datat 8 dhe 15 korrik, Imami do të transferohet te Dinamoja. Afrime të sigurta cilësohen edhe lojtarë si Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Olsi Teqja dhe Enis Gavazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura