EKSKLUZIVE/ Arbitrit i shkojnë në shtëpi dhe i kërcënojnë familjarët, agresorët nuk ndalen me kaq! Më pas shantazhojnë me telefonata edhe zyrtarë të lartë të FSHF-së

Apr 10, 2023 | 22:27
SHPËRNDAJE

Arbitri kryesor i ndeshjes, që u anulua mes Kastriotit dhe Bylisit, ishte caktuar Juxhin Xhaja. Gazeta “Panorama Sport” mëson se gjyqtari është njoftuar të shtunën në mbrëmje vonë nga FSHF-ja për ndeshjen, por dje paradite ka marrë telefonata të çuditshme. Collage Maker-10-Apr-2023-08-19-AM-6599

Duke e ndierë rrezikun, për shkak edhe të një eksperience të gjatë në arbitrim, kryesori Xhaja nuk ka preferuar t’u përgjigjet telefonatave që i vinin nga numra të panjohur. Mirëpo kërcënuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë shkuar te familjarët e arbitrit dhe i kanë kërcënuar me jetë. Situata është bërë shqetësuese, pasi mësohet se bashkëshortja e gjyqtarit është shtatzënë dhe pavarësisht se kërcënimet nuk kanë qenë në adresë të saj, Xhaja ka bërë kallëzim në polici i alarmuar nga situata.

Mësohet se i shqetësuar ka njoftuar eprorët e tij, duke i vënë në dijeni për kërcënimet që ka pasur dhe për pasigurinë që ka ndierë për të afërmit. Burime bëjnë me dije se ai u ka thënë shefave të vet se nuk kishte ndërmend të shkonte në ndeshjen e Kamzës dhe për pak kohë ka vendosur ta fikë telefonin.

KËRCËNOHEN EDHE ZYRTARËT – Pasi Xhaja ka bërë kallëzimin dhe ka fikur telefonin, kërcënuesit nuk kanë ndaluar aty. Ata kanë nisur telefonatat kundrejt drejtuesve të arbitrave dhe kur kanë kuptuar se askush nuk po u hapte më rrugë, mësohet se kanë shkuar më lart… Burime të FSHF-së pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije se telefonata kërcënuese kanë marrë edhe drejtues të lartë të FSHF-së. Gjithnjë me të njëjtin pretendim: “Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”.

PIKA QË DERDHI KUPËN –  Pas kërcënimeve që u janë bërë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë të FSHF-së, kanë qenë drejtuesit e kësaj të fundit që në mesditë kanë dalë në konkluzionin se ndeshja Kastrioti-Bylisi nuk mund të luhej. Jo vetëm kaq, por drejtuesit e federatës u kanë kërkuar arbitrave të bëjnë kallëzim në polici dhe të shpjegojnë fije e për pe se çfarë ka ndodhur. Po të njëjtën gjë federata ua ka kërkuar edhe arbitrave të ndeshjes së një jave më parë, Kastrioti-Laçi 2-1. Edhe ata janë kërcënuar me jetë dhe kanë njoftuar ndërkohë organet kompetente.

LEXO EDHEVIDEO/ Skandali me gjyqtarët në Superiore, FSHF pranon zyrtarisht trukimin e ndeshjes

Skandali me kërcënimet e gjyqtarëve, një ndeshje e manipuluar solli shkarkimin e trajnerit në Superiore

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti reagon pas akuzave të arbitrave dhe FSHF për kërcënime: Të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura