EKSKLUZIVE/ Alvesh: Turqit më mbyllën në hotel, ja si u ktheva në Vlorë

Sep 5, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Danilo Alvesh ësh të i lumtur për rik thimin në Vlorë, që e cilëson si në shtëpi. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi brazilian tregon edhe arsyet e divorcit me turqit e Afjet Afyonspor.

danilo alvesh

Problemet me jetesën në hotel, ushqimi, por edhe shëndeti i djalit ndikuan që Alvesh të largohej menjëherë nga Turqia, ndërkohë që ndihet me fat që u federua vetëm në minutat e fundit të merkatos verore.

Danilo, përse u larguat nga klubi turk Afjet Afyonspor?

U largova nga Turqia për shkak të organizimit të klubit. Kemi pasur disa mosmarrëveshje dhe vendosa të prish kontratën.

OK, po çfarë nuk shkonte. Na tregoni cilat ishin këto mosmarrëveshje?

Mosmarrëveshjet mes meje dhe klubit turk lindën për shkak se ata donin që unë dhe familja ime të jetonim brenda një hoteli. Djali im u sëmur, sepse ai nuk po hante mirë. Për ne të huajt fillimi është i vështirë, sepse do kohë sa të mësohemi me ushqimin e një vendi tjetër.

ERMAL SIKA

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura