EKSKLUZIVE/ Alarm te Vllaznia, testet nxjerrin pozitiv edhe katër lojtarë të tjerë. Zbulohen emrat…

Oct 11, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Nuk ka qetësi te Vllaznia, katër lojtarë të tjerë infektohen me Koronavirus. “Panorama Sport” zbulon se pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

vllaznia

Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.

Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura