EKSKLUZIVE/ Aktivizuan Damçevskin, Partizani rrezikon humbje në tavolinë dhe eliminim në Kupë

Oct 13, 2021 | 23:44
SHPËRNDAJE

Ndonjëherë mjaftojnë pak minuta për të shkatërruar gjithçka. Ndonjëherë mjafton thjesht një mungesë vëmendje dhe dikush mund të përfitojë sepse ashtu e parashikon … rregullorja. Në futboll ndodhin nga të gjitha dhe këtë herë rrezikon Partizani.

DAMCEVSKI

Po, sepse në ndeshjen e Kupës dje ka aktivizuar titullar Damçevskin, i cili kishte luajtur dy ditë më parë me skuadrën U-21 të Partizanit kundër Kukësit. Mirëpo rregullorja thotë se duhet të kenë kaluar 48 orë nga ndeshja e fundit.

Ja çfarë thotë neni 51 pika 10: “Lojtarët e federuar me ekipet e moshave të një klubi të cilët aktivizohen në fushën e lojës në ndeshjet e kampionatit përkatës, kanë të drejtë aktivizimi në ekipin e të rriturve vetëm pas 48 orëve nga ndeshja e fundit”. Mirëpo ndeshja e skuadrave U-21 mes Partizanit dhe Kukësit të hënën ka filluar në orën 15:00, ndërsa ndeshja e djeshme e Partizanit kundër Tërbunit të cilën “demat” e fituan 3-0, filloi në orën 13:30. Pra nuk janë bërë 48 orë fiks për Damçevksin (sepse ai ka luajtur titullar, ndërsa të tjerët janë futur zëvendësues).

Faksimile e rregullores

Në këto rrethana Tërbunit i lind e drejta që ta çojë çështjen në Komisionin e Disiplinës dhe nëse e fiton çështjen mund të sigurojë edhe kualifikimin në tavolinë për në turin tjetër të Kupës. Megjithatë, ka një shpresë të madhe për Partizanin, pasi zyrtarë të FSHF-së pretendojnë se rregullorja është ndryshuar së fundmi dhe fjalët “48 orë” janë zëvendësuar me “dy ditë”, çka më pas mbetet çështje interpretimi. Gazeta i është referuar rregullores së publikuar në portalin e FSHF-së, e cila në fakt është e sezonit 2020-2021. Ndërkohë burime zyrtare nga Partizani bëjnë me dije se para se ta aktivizonin lojtarin kanë pyetur dhe kanë marrë miratimin e FSHF-së.

Formacioni i Partizanit U-21 kundër Kukësit: F.Hoxha, Spahiu, Damçevski, Rrahmani, Selita, Liço, Ndreaj, Meli, Kamara, Lika, Marinaj
Trajner: Dritan Mehmeti

Formacioni i Partizanit sot kundër Terbunit: A.Teqja, Belica, Sota, Gligorov, Saliou, Murataj, Mala (57’ Damccevski), Maguet, Marku, Cara, Filipovicc
Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL

 

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/