EKSKLUZIVE/ 9 mijë dollarë në muaj, Goxhës i “buzëqesh” fati. Mbrojtësi pritet të luajë jashtë me skuadrën e…

Aug 1, 2020 | 12:06
SHPËRNDAJE

I larguar nga Bylisi prej disa javësh, Jurgen Goxhës i “buzëqesh” fati. Mbrojtësi pritet që të luajë jashtë vendit gjatë sezonit të ardhshëm dhe destinacioni është Azerbajxhani. Dhe bëhet fjalë për një pistë konkrete, pasi lojtari është shumë pranë firmës me Gabalan (ekip ku luan Xhejms Adeniji dhe më herët ka qenë edhe Sabjen Lilaj). 

goxhaj

Marrëveshja pritet që të mbyllet shumë shpejt, pasi palët kanë diskutuar edhe për termat financiarë. Ai do të përfitojë jo pak, por 9 mijë dollarë në muaj.

Goxha spikati jo pak në Ballsh gjatë këtij kampionati. Edhe pse është një qendërmbrojtës tipik, ai u dallua edhe si sulmues. Në jo pak ndeshje i erdhi në ndihmë ofensivës, duke shënuar edhe 5 gola me “peshë”.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura