“Ekonomia rritet me 18%”/ Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj: Rimëkëmbja do të mbetet prioritet, 50 mln euro mbështetje për bizneset në fushën e turizmit

Sep 30, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dha lajmin e mirë se ekonomia është rritur me 18% në tremujorin e dytë dhe sipas tij kjo shënon rritjen më të lartë në rajon.

Numri dy i qeverisë u shpreh se rritja ekonomike zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021.

 

“Sot dua të ndaj me qytetarët një zhvillim pozitiv për ekonominë tonë. Në tre mujorin e dytë të vitit 2021, ekonomia u rrit me 17.89%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kjo rritje zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi. Industria, tregtia dhe ndërtimi janë kontribuesit më kryesorë në rritjen e fortë të ekonomisë, duke konfirmuar përmirësimin e ndjeshëm të aktivitetit ekonomik, falë reformave, mirëqeverisjes ekonomike dhe rikthimit të të gjitha vendeve të humbura të punës vitin e kaluar” tha Ahmetaj.

Po ashtu, Arben Ahmetaj u shpreh rimëkmëbja do të jetë prioritet, ndërsa foli për një mbështetje prej 50 mln euro për sektorin e turizmit.

“Ne rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm, për shkak të pandemisë. Rritja ekonomike por rikthehet në trajektore të konsoliduar.

Rimëkëmbja do të mbetet prioriteti kryesore. Do të krijojë më shumë vende punë duke mbështetur sektorët më të goditur. 50 mln euro mbështetje për sipërmarrësit në fushën e turizmit. 5 mln euro për bizneset në fushën e transportit. Këto janë trendë të konsoliduara që tregojnë ri ngritjen ekonomike” tha ndër të tjera Arben Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura