Ekonomia/ Rama nxjerr raportin, u përgjigjet ankesave: S’ka nevojë për koment…

Aug 6, 2018 | 8:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama e ka nisur diten sot me nje lajm nga ekonomia, duke iu pergjigjur keshtu gjithe atyre qe ankohen per gjendjen e veshtire me te cilen perballen e gjithashtu edhe kritikave per politikat qe po ndjek qeveria e tij.

1533140820_EdiRAMA

Ai ka publikuar sot raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Mesazhi i Rames 

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë?
Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimёsinё e uljes sё risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.


S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura