“Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak të…”/ Vasili: 70% e ndërmarrjeve te vogla e te mesme janë me humbje

Sep 29, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa i referohet Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se ekonomia shqiptare është drejt shkatërrimit për shkak të rilindjes.

vasiliNë një postim në Facebook, Vasili thotë se 70 e ndërmarrjeve te vogla e te mesme janë me humbje.

Sipas Vasilit, nuk duhet bërë asnjë hap prapa për të larguar, ata që ai i quan vandalë.

“Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak te rilindjes! 70% e ndërmarrjeve te vogla e te mesme janë me humbje.

FMN deklaron se rënia ekonomike është 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi qe rënia do te ishte 5%. Borxhi i deklaruar mbi 80% ndërsa borxhi real eshte mbi 94%.

PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare. Këto fakte tragjike për ekonominë flasin vete. Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike.

Asnjë hap prapa për te larguar këta vandale dhe armiq te këtij populli”, shkruan Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura