“Ekipi sakrifikoi, ja pse humbëm në kampionat”, Martini pas kalimit në finale: Gjithçka e vendosim me Partizanin

Jul 15, 2020 | 22:59
SHPËRNDAJE

Teuta ia doli të kalojë në finale, duke mposhtur Kukësin me përmbysje, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur se ekipi sakrifikoi gjithçka për të arritur finalen, duke treguar edhe arsyet e humbjes në ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit.Martini

“Komplimentet janë të gjitha për futbollistët që kanë bërë një sezon shumë ët mirë dhe kanë bërë maksimumin. Në ndeshjen që humbëm para pak ditëve, unë e lashë ekipin  para dhe nuk na eci shumë mirë. Gjithsesi unë nuk kam fjalë për atë sakrificë deri në minutën e fundit, ishin shumë mirë. Kapllani është një lojtar shumë i mirë. Sot po humbnim duke shtuar forcat në sulm dhe u dobësuam në mesfushë duke rrezikuar shumë. Luajta gjithçka për gjithçka. Kryesorja ka qenë ana psikologjike, pasi stërvitja është e lehtë. I thashë çunave që i fortë ai që çohet në këmbë kur është poshtë dhe pas ndeshjes në kampionat ata e bënë shumë mirë, duke arritur finalen.

Objektivi i arritur? Oreksi vjen duke ngrënë. Ne po i kthejmë historinë këtë qytetit, duam të fitojmë një Kupë dhe ta lemë këtu. Ne do bëjmë maksimumin për të fituar Kupën. Europën shpresoj që ta mbyllim ditën e diel në ndeshjen me Partizanin.

Ne donim ta fitonim ndeshjen me lëvizjen e Çyrbjas. Me golin e shënuar ata na prishën planet. Megjithatë Çyrbja është shumë i rëndësishëm për ekipin.”, u shpreh Martini për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura